Arritën mbi 794 milionë klikime/ Yjet e muzikës akuzohen për vjedhje (FOTO) – AlpeGossip
Arritën mbi 794 milionë klikime/ Yjet e muzikës akuzohen për vjedhje (FOTO)

Arritën mbi 794 milionë klikime/ Yjet e muzikës akuzohen për vjedhje (FOTO)

Miley Cyrus dhe Wiz Khalifa sollën hitin e tyre “23” që i dedikohej basketbollistit Michael Jordan, por kanë marrë akuza për vjedhje.

Ariella Asher ka deklaruar se ka publikuar këngën “J’s On My Feet” në vitin 2012 dhe e quan hit origjinal. Sipas dokumenteve të siguruara nga TMZ, akuza erdhi kur një mikeshë e Ariellës takoi producentin Mike Will Made-It.

Ajo thotë se mikesha e saj u takua me producentin në janar të 2013 dhe i dha një kopje të versionit “J’s On My Feet”. Më pas në shtator të po atij viti doli bashkëpunimi i Miley Cyrus me Wiz Khalifa. Ariella akuzon edhe këngëtaren e popit se i ka vjedhur stilin kur ka regjistruar klipin.  Ndërkohë “23” ka arritur mbi 794 milionë klikime.

Kanë kaluar 5 vite që kënga ka dalë në treg dhe filluan akuzat. Nuk dihet ende sa të vërteta janë dhe cfarë masash do merren.