U MARTUA NJË MUAJ MË PARË/ Rona Nishliu tregon momentet “pikante” të dasmës (FOTO) – AlpeGossip
U MARTUA NJË MUAJ MË PARË/ Rona Nishliu tregon momentet “pikante” të dasmës (FOTO)

U MARTUA NJË MUAJ MË PARË/ Rona Nishliu tregon momentet “pikante” të dasmës (FOTO)

U desh të kaloj më shumë se një muaj që Rona Nishliu të na tregonte disa nga momentet më pikante të shkrepura në prapaskenat e dasmës së saj.

Vet këngëtarja e njohur shqiptare ka zgjedhur që pak nga pak dhe ditë pas dite të publikoj disa foto teksa bëhej gati për të veshur fustanin e bardhë ndërsa në fytyrë i dallohen qartazi dhe emocionet e nusërisë.

Dhe nga fotot që kemi parë deri më tani, Rona duket magjepsëse njësoj si në ditën e saj më të veçantë që edhe pse u martua pa shumë zë e bujë, publikut i mjaftoi një foto që ta vlerësonte se sa e bukur kishte dal nuse këngëtarja.

Rona Nishliu u martua më 8 shtator të këtij viti me partnerin e saj Florin, pas lidhjes disa vjeçare të dashurisë.