KA 9 KG PËR TË HEQUR PAS LINDJES/ Moderatorja e njohur: Strijat e barku i varur janë dëshmia… – AlpeGossip
KA 9 KG PËR TË HEQUR PAS LINDJES/ Moderatorja e njohur: Strijat e barku i varur janë dëshmia…

KA 9 KG PËR TË HEQUR PAS LINDJES/ Moderatorja e njohur: Strijat e barku i varur janë dëshmia…

Shtatorin  e vitit të shkuar, Katerina Trungu, moderatorja e një prej programeve më të pëlqyer në Tring, u bë nënë për herë të parë. Kati solli në jetë një djalë, të cilin e pagëzoi me emrin Deo. P

Prej pak muajsh nëna e re do i mungonte ekranit, por kjo vetëm që sezonin e dytë të vinte me shumë energji të reja, risi dhe gjëra të bukura për publikun. Tanimë në Tring Stars jo vetëm që të rejat më të fundit nga showbizi shqiptar dhe i huaj nuk mungojnë,  por programi, i cili zgjat 50 minuta, ka gjithashtu intervista me të ftuar special.

Atë që nuk transmetohet asnjëherë në ekran, na i sjellë çdo javë Katerina në Tring Stars me një rubrikë dedikuar prapaskenave të produksioneve të Tring dhe Vizion Plus.

Por nëse çdo javë Kati vjen e kuruar dhe në formën e saj më të mirë, para pak ditësh ajo ka bërë një deklaratë sa origjinale aq edhe emocionuese. Me të birin në krahë, i cili feston një vjetorin më 16 shtator, Kati tregon sesi fashitet çdo pasiguri apo defekt, vetëm kur kujton se mban emrin ‘nënë’ !

Krahë kësaj fotoje , Kati shkruan këto fjalë dhe ne nuk dp t’i shtonim apo t’i hiqnim as edhe një presje !

‘’Po, kam dhe 9 kg per te hequr qe te arrij peshen time ideale. Kam celulit, kam strija dhe kam komplekse. Nuk jam e kenaqur me trupin tim, tentoj te mbulohem, nuk ndihem komode me cdo veshje dhe me eshte cekur vetbesimi per keto shkaqe. Po per nje gje ja vlen qe cke me te ky ndryshim; kam lindur nje mrekulli dhe strijat e barku i varur jane deshmi e ketij bekimi!
Keshtu qe nese ka mama si une, goca ne jemi te bukura sepse mbajme emrin “nene”!”