Dojna Mema është një nga moderatoret më të spikatura të ekranit shqiptar.
Me një rrjedhshmëri në artikulim dhe karizëm të veçantë ajo ka arritur të rrëmbejë zemrat e publikut.
Por jo më pak vëmendja ka gjyshja e saj, e cila tashmë është VIP në “Insatgram” edhe pse nuk e di, ashtu sikurse ka treguar vetë Dojna.
Publiku është shumë kurioz të dijë më shumë rreth gjyshes interesante të Dojnës dhe së fundmi e kanë pyetur se çfarë mendimi ka ajo për tatuazhet që Dojna ka në krah.
Nesë prisni përgjigjen “Nuk i ka qejf” gaboheni. Gjyshja e Dojnës paska shkuar edhe më tëj, pasi Dojna përgjigjet që ajo ka kursyer nga pensioni që ajo t’i hiqte.
E në fakt, meqë Dojnës i pëlqejnë shumë tatuazhet që ka bërë, na mbetet të themi që kursimet me siguri nuk do shkojnë për këtë qëllim.
Përgatiti: AlpeNews.al