“ILIRIN, KLEDIN DHE MONIKËN…”/ Arjola lexon kartolinën e saj: Falenderoj bebat e mi – AlpeGossip
“ILIRIN, KLEDIN DHE MONIKËN…”/ Arjola lexon kartolinën e saj: Falenderoj bebat e mi

“ILIRIN, KLEDIN DHE MONIKËN…”/ Arjola lexon kartolinën e saj: Falenderoj bebat e mi

Banorët e “Big Brother VIP” kanë festuar mbrëmjen e djeshme Ditën e Falenderimeve. Për yjet ishte organizuar një mbrëmje surprizë, me ushqim dhe muzikë të mirë.

Në kuadër të kësaj dite të shënuar, ata kanë shkruar edhe nga një kartolinë ku i dedikonin nga një falenderim personit më të dashur jashtë por edhe njërit prej banorëve.

Rreshtat që Arjola shkroi i kushtoheshin tre fëmijëve të saj të cilët mezi pret t’i takojë sapo të përmbyllet kjo eksperiencë.

Lidhur me bashkëjetuesit e saj ajo veçoi për të falenderuar Kledin, Ilirin dhe Monikën.