“FIFI NUK ËSHTË PËR T’U GJYKUAR”/ Arditi: Balina dhe Arbëri janë dy personazhe të paguar për të… – AlpeGossip
“FIFI NUK ËSHTË PËR T’U GJYKUAR”/ Arditi: Balina dhe Arbëri janë dy personazhe të paguar për të…

“FIFI NUK ËSHTË PËR T’U GJYKUAR”/ Arditi: Balina dhe Arbëri janë dy personazhe të paguar për të…

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Breaking” në Top News ka qenë ish-banori i “Big Brother VIP” Ardit Çuni për të folur për temën “Gjendja e rënduar e Fifit”.

Çuni ka folur për eksperiencën e këngëtares Filloreta Raçi dhe luhatjet e saj të humorit dhe gjithë problematikat e saj gjatë eksperiencës në shtëpinë e ‘Vëllait të Madh’.

“As vetë nuk e ka ditur çfarë ka bërë. Unë kam qenë ai që në “Prime” i kam thënë që duhet të dal vetë. E kam parë që ajo nuk ndihej vetvetja, ishe e izoluar brenda shtëpisë.

Nuk është për tu gjykuar Fifi se ajo nuk donte të ndihej ashtu dhe të sillej ashtu. Kam kuptuar që Balina dhe Arbëri janë dy personazhe të paguar për të qenë realist dhe të bëjnë komente në një reality shoë. Nqs do thoshte sa e mirë jeni nuk do të bënin punën e tyre . Unë mendoj se ishte gjendje e akumuluar në shtëpi dhe jo nga komenti i Balinës. “- tha Arditi.