“NUK LEJOJ…”/ Një prekje këmbësh ndez debate të ashpra në BB mes Einxhel, Iglit dhe Semit – AlpeGossip
“NUK LEJOJ…”/ Një prekje këmbësh ndez debate të ashpra në BB mes Einxhel, Iglit dhe Semit

“NUK LEJOJ…”/ Një prekje këmbësh ndez debate të ashpra në BB mes Einxhel, Iglit dhe Semit

Igli Zarka është konkurrenti i ri që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Albania VIP” dhe menjëherë pas hyrjes së tij kanë misur debatet e para.

Zarka është shprehur që ditën e parë që në lojë nuk ishte futur për të gjetur shokë apo “vëllezër” dhe s’kishte ndërmend të afrohej me askënd.

Madje, ai nuk ka toleruar as prekjen që Semi i ka bërë me shaka në këmbën e tij. Pikërisht kjo prekje ka ndezur debat të ashpër në shtëpi.

Igli është shprehur i revoltuar se Semi i ka cënuar privatësinë, ndërsa kjo e fundit përpos faktit që i ka shpjeguar se e ka bërë me shaka, i ka thënë se ai nuk është personi i njëjtë që ajo njeh dhe jashtë.

“E di”- i tha Igli- “por këtu nuk lejoj. As jashtë s’të kam lejuar të ma bësh kështu.”

Në debat është përfshirë edhe Einxhel, të cilës s’i ka pëlqyer aspak reagimi i Iglit. Konkurrentja i ka thënë Iglit se nëse nuk do të bashkëjetojë dhe nuk e ka aspak problem as noniminim dhe largimin nga shtëpia të dalë që tani.

Më vonë, Semi ka ndërhyrë për të qetësuar situatën.