“DO DILTE NË GJYQ PËR…”/ Dalin detaje të reja nga vdekja e prezantueses së njohur – AlpeGossip
“DO DILTE NË GJYQ PËR…”/ Dalin detaje të reja nga vdekja e prezantueses së njohur

“DO DILTE NË GJYQ PËR…”/ Dalin detaje të reja nga vdekja e prezantueses së njohur

Caroline Flack është gjetur e vdekur në banesën e saj në Londër, në moshën 40 vjeç. Ngjarja e rëndë është zbuluar nga autoritetet dhe besohet se ajo e ka vrarë veten natën e Shën Valentinit.

Flack u bë e njohur pas prezantimit të emisionit “Love Island”, drejtuesit e të cilët janë shprehur se janë tronditur nga lajmi i hidhur.

Vdekja e Flack vjen vetëm disa javë para se ajo të dilte në gjyq për sulmimin ndaj partnerit Lewis Burton, i cili në dhjetor e akuzoi atë se e goditi me një llambë por, më pas ai u tërhoq nga kjo akuzë.

Ditën e djeshme ky i fundit postoi edhe një foto dedikuar Flack ku shihej së bashku me të.

“Gëzuar Shën Valentinin… të dua” shkruante Burton.