“MBULOHU, MBULOHU…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at – AlpeGossip
“MBULOHU, MBULOHU…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

“MBULOHU, MBULOHU…”/ Komentet pikante të ditës. Ja se si fansat “thumbojnë” VIP-at

Edhe për ditën e sotme ashtu siç është bërë tashmë traditë, AlpeNews.al do t’ju njohi me komentet më pikante të ditës.

Fansat “sy mprehtë” janë të aftë të kapin çdo detaj apo të analizojnë të jetës së tyre duke servirur kështu thashetheme në rrjete sociale.

Liberta Spahiu ka publikuar një foto ku duket sikur ka arrit deri në qiell me gjatësinë e saj. e eveshur me një fustan të shkurtër blu, një palë çizme të gjata të bardha dhe një pallto të gjatë. “Mbulohu mbulohu Liberta” i komenton njëri nga ndjekësit duke i vënë në pah fustanin e shkurtër e këndin e fotos.

Rudina Dembacaj e “dogji” në ditën e Shën Valentinit me partnerin e saj Mark Frrokun. Nga dita e djeshme ajo ka publikuar një foto dhe komentet nuk kanë qenë të pakta… “E me se tani ben sikur ke kap qiellin me dore, freno ndonjehere se e kap luxin pak si shumë” i ka komentuar njëri nga fansat, duke e thumbuar kështu për lidhjen me ish-deputetin.

Trejsi Sejdini, ka realizuar disa foto me profesionistin Fadil Berisha dhe i ka postuar ato në profilin e saj në Instagram. E veshur me të kuqe një ditë pas festës së dashurisë, Trejsi duket një yll i vërtetë. Mirëpo fansat “sy mprehtë” shohin dhe vënë në pah detaje: “Nderrohu naj here kur te kesh kohe se ngele me kete xhup” i komenton fansi.

ALPEgossip.al