SOT ËSHTË SUPER YLL/ Shihni si dukej Eva Murati para se të bëhej e famshme (FOTO) - AlpeGossip
SOT ËSHTË SUPER YLL/ Shihni si dukej Eva Murati para se të bëhej e famshme (FOTO)

SOT ËSHTË SUPER YLL/ Shihni si dukej Eva Murati para se të bëhej e famshme (FOTO)

Aktorja dhe moderatorja Eva Murati është një ndër figurat më të njohura e të komentuara të showbizit shqiptar, gjithçka rreth së cilës përbën interes për publikun.
E përfshirë herë pas here edhe në thashetheme rozë, Eva ka preferuar t’a mbajë sa më larg syrit të medias jetën e saj private. Në profilin e saj në Instagram ajo publikon shpesh poza nga puna, mirëpo foto e fundit në Instastory me siguri i ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Eva ka publikuar një foto të vjetër të sajën krah mikeshave, teksa ishin ende gjimnaziste. E veshur me uniformën e shkollës, me flokë të palyer dhe me onde, mund të themi me bindje se Eva nuk ka ndryshuar shumë që prej kohës kur ende nuk ishte bërë e famshme.