Nuk fshihen më! DJ Sardi fotografohet “në shesh të burrave” për herë të parë me të dashurën – AlpeGossip
Nuk fshihen më! DJ Sardi fotografohet “në shesh të burrave” për herë të parë me të dashurën

Nuk fshihen më! DJ Sardi fotografohet “në shesh të burrave” për herë të parë me të dashurën

Ai është një prej DJ-ve më të kërkuar të momentit, por dhe një prej djemve më simpatikë të showbiz-it shqiptar, ndaj dhe jeta e tij private është mjaft e diskutuar.

Por tashmë nuk ka më vend për dyshime. DJ Sardi dhe e dashura e tij, balerina Jora Hodo më në fund janë fotografuar së bashku duke u dhënë fund spekulimeve.

Ata kanë qenë në koncertin recital të këngëtares Elvana Gjata ku kanë qëndruar pranë njëri-tjetrit, siç shihet edhe në foton e publikuar nga “Anabel.al”.

Dyshja thuhet se është njohur gjatë spektaklit “Dance With Me”, ku dhe ka nisur historia e tyre e dashurisë.