HARROJENI KËNGËTARE/ Orgesa Zaimi do e shihni moderatore në ekran (FOTO) – AlpeGossip
HARROJENI KËNGËTARE/ Orgesa Zaimi do e shihni moderatore në ekran (FOTO)

HARROJENI KËNGËTARE/ Orgesa Zaimi do e shihni moderatore në ekran (FOTO)

Orgesa Zaimi mbetet ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, por prej kohësh është duke drejtuar një emision radiofonik. Tanimë Orgesa ndihet mëse gati që të moderojë edhe në ekran, qoftë një emision apo spektakël.

“Unë mendoj se e kam treguar veten si prezantuese të paktën nga bagazhi dhe nga emisioni radiofonik që kam,mbi 8 vite që e bëj vazhdimisht. Mendoj se ka ardhur koha. Nuk më është dhënë ndonjë ofertë ose kam shkuar ta kërkoj”, u shpreh Orgesa e ftuar sot në “Thumb”.

Këngëtarja i bëri një thirrje televizioneve duke u shprehur se ka tre projekte gati. “Ftojmë të gjithë televizionet, kam tre projekte të shkruara”, tha Orgesa.