LUANA APO MARINA? Mësoni se cila nga motrat Vjollca harxhoi më shumë për veshjen e mbrëmshme në emisionet e tyre – AlpeGossip
LUANA APO MARINA? Mësoni se cila nga motrat Vjollca harxhoi më shumë për veshjen e mbrëmshme në emisionet e tyre

LUANA APO MARINA? Mësoni se cila nga motrat Vjollca harxhoi më shumë për veshjen e mbrëmshme në emisionet e tyre

Një kuriozitet të madh para fillimit të emisionit “Shiko Kush Luan” apo “Klanifronia” ka veshja e dy motrave Luana dhe Marina Vjollca.

Paraqitja e tyre dhe ndryshimi i look-ut nga java në javë rrit kureshtjen e shikuesve dhe mbrëmjen e djeshme ndodhi e njëjta gjë.

Dy motrat duket sikur ishin në garë se kush do të bëhet më e bukur dhe ia arritën të na mahnitin, madje edhe me shifrën e shpenzuar.

Pra, kush shpenzoi më shumë për veshjen mbrëmjen e djeshme?

View this post on Instagram

Ready for my Tv Show #ShikoKushLUAN TONIGHT 💚

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca) on

Luana Vjollca kishte veshur një fustan të shkurtër të Alexander McQueen, që kushton 1163 dollarë. Me flokët me onde por të kapur që i linin vend fjongos në qafë dhe frudave të fustanit, moderatorja dukej shumë tërheqëse.

Ndërsa Marina kishte veshur një fustan pas trupit Alexander Vauthier që kap shifrën e 1265 eurove. Me pjesën e ngritur të vatave në shpatulla dhe flokët e gjatë lëshuar, moderatorja dukej perfekte në çdo detaj.

Nuk e dimë se cila ju pëlqeu më tepër, por ne për vete nuk mund të zgjedhim dot!