“NUK MENDOJ TË ZGJEROJ…”/ Dj Sardi zbulon planet për dasmë dhe për zgjerimin e familjes me partneren e tij – AlpeGossip
“NUK MENDOJ TË ZGJEROJ…”/ Dj Sardi zbulon planet për dasmë dhe për zgjerimin e familjes me partneren e tij

“NUK MENDOJ TË ZGJEROJ…”/ Dj Sardi zbulon planet për dasmë dhe për zgjerimin e familjes me partneren e tij

Dj Sardi ka pasur fatin të njihet me partneren e tij që në periudhën e gjimnazit e tashmë kanë një vit që bashkëjetojnë. Së bashku me Jonisën, çifti po jeton një histori të bukur dashurie, copëza të së cilës i publikojnë edhe herë pas here në rrjete sociale.

Pak ditë më parë, Jonisa festoi ditëlindjen e me këtë rast, artisti vendosi të ndante me të gjithë ndjekësit e tij në Instagram një imazh me të, ku shihen duke pozuar buzë detit, teksa Sardi i dhuron jë puthje në ballë.

“Gëzuar ditëlindjen gruaja që shpresoj ta kem gjithmonë krah vetes”, ishte urimi që ai zgjodhi t’i bënte vajzës që i vodhi zemrën. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Pardon my french”, Sardi foli pak më shumë për lidhjen e tij me Jonisën.

 

 

Kam 12-13 vjet që e njoh partneren time, që në kohën e gjimnazit. Atëherë ngacmoheshim sa herë shiheshim, por qëndronte aty. Derisa jemi takuar më vonë dhe nisëm të flasim sërish.

I pyetur nëse ka plane të afërta për të krijuar një familje me partneren e tij, ai zbuloi se nuk dëshiron që të nxitohet. Megjithatë. Sardi i kishte të qarta planet e dasmës.

Nuk mendoj të zgjeroj familjen për momentin, pasi dua të shijoj të gjitha fazat e lidhjes. Do i marrim gjërat me rradhë, një herë po shijojmë bashkëjetesën, më pas kemi dasmën dhe planet për fëmijë. Më ka kërkuar Irma Libohova të këndojë në dasmën time, më thotë shpesh se mos merr ndonjë këngëtare tjetër. Aurela Gaçe është ofruar gjithashtu.