“MOS U MERR ME SPORT DHE POLITIKË”/ Genc Prelvukaj i kthehet ndjekësit: Konsultoje… – AlpeGossip
“MOS U MERR ME SPORT DHE POLITIKË”/ Genc Prelvukaj i kthehet ndjekësit: Konsultoje…

“MOS U MERR ME SPORT DHE POLITIKË”/ Genc Prelvukaj i kthehet ndjekësit: Konsultoje…

Genc Prelvuakaj është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku jo vetëm që ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe jo vetëm pasi herë pas here reagon për tema të ndryshme.

Së fundmi, nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social “Facebook” ai komentoi ndeshjen e zhvilluar dje mes Zvicrës dhe Italisë, e cila përfundoi 3-0 për italianët.

 “Shaqiri shfrytëzon një gabim të mbrojtjes dhe kalon në avantazh Zvicrën ndaj Shqipërisë. Ndalet dhe në shenjë respekti ndaj origjinës nuk feston”, shkroi Prelvukaj ndër të tjera.

Ky status i artistit mori shumë reagime, ndërkohë ai që ra në sy të tij ishte i një komentuesi i cili i shkruante të mos merrej me sport dhe politikë, ku vihet re se në shkrim kishte një numër gabimesh drejtshkrimore ndërsa Genci në replikën e tij i ka ofruar Abetaren.

“Çka mund t’i thuhet më shumë këtij”, ka shkruar këngëtari.

Kujtojmë se artisti përflitet shumë në median rozë për lidhjen me këngëtaren Eni Koçi. Ato janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar që nuk ngurrojnë asnjëherë ta shprehin hapur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin në rrjetet sociale.

Në 3 nëntor të 2018-s Genci i bëri një super propozim në Plavë Eni Koçit. Ndërkohë në verën e vitit të shkuar u raportua se dyshja do të martoheshin gjatë vjeshtës. Thuhej se gjithçka ishte gati dhe se festa do të ishte një ceremoni tejet private, thjesht si një simbolikë për ta pasur kujtum. Mirëpo diçka e tillë nuk ndodihi, sepse në rrjete sociale nuk pamë kurrë pamje nga martesa.