NUK E KISHIM PRITUR/ Njihuni me ndryshimin e fundit të Instagram-it! – AlpeGossip
NUK E KISHIM PRITUR/ Njihuni me ndryshimin e fundit të Instagram-it!

NUK E KISHIM PRITUR/ Njihuni me ndryshimin e fundit të Instagram-it!

Së shpejti, të gjitha postimet që lidhen me konsumin e çajrave për rënien në peshë apo promovimin për ndërhyrje estetike, do të ndalohen nga Instagram-i. Sipas një politike të re të platformës, do të ketë kufizime strikte përsa i përket produkteve dietike dhe ndërhyrjeve kozmetike, me qëllim që të luftohet ndikimi negativ që kjo shkakton mbi imazhin e trupit.

Kjo politikë e konfirmuar ditën e mërkurë, do të aplikohet edhe në Facebook, që do të thotë se postime të tilla do të mund të publikohen vetëm nëse janë të mirë kontrrolluara. Kjo nënëkupton se mund të shihen vetëm mbi përdoruesit mbi 18-vjeç, pasi këta të fundit janë më të prirur për të rënë pre e reklamave të tilla.

Me pak fjalë, postime të tilla që reklamojnë “produkte magjibërëse” për të rënë nga pesha do të ndalohen ose do të fshihen automatikisht nga Instagram-i.

“Ne duam që Instagram-i të jetë një vend pozitiv për këdo që e përdor dhe kjo politikë është pjesë e qëllimit tonë. Duam që kjo masë të reduktojë presionin që njerëzit ndiejnë herë pas here nga rrjetet sociale.”- u shpreh një nga menaxheret e politikave të platformës.

Ky vendim i Instagram-it vjen pas rritjes së frikshme në numër të njerëzve që kanë menduar vetëvrasjen si pasojë e komplekseve që lidhen me imazhin e trupit të tyre.