“NË SHQIPËRI VAJZAT HEQIN BRINJËT PËR BEL TË HOLLË”/ Doktoresha befason me deklaratën – AlpeGossip
“NË SHQIPËRI VAJZAT HEQIN BRINJËT PËR BEL TË HOLLË”/ Doktoresha befason me deklaratën

“NË SHQIPËRI VAJZAT HEQIN BRINJËT PËR BEL TË HOLLË”/ Doktoresha befason me deklaratën

Një nga operacionet estetike që ka filluar të bëhet kohët e fundit nga vajzat është heqja e brinjës në mënyrë që beli i tyre të duket më i hollë dhe një ndërhyrje e tillë është konsideruar gjithnjë me një rrezikshmëri të lartë.

Por a kryejnë vajzat shqiptare ndërhyrje të tilla?

Doktoresha e  një klinike ka qenë e ftuar këtë të shtunë në “Thumb” dhe e pyetur mbi këtë fakt ajo është shprehur se:

“Është çmenduri, ke të drejtë.  Kjo ndodh, e bëjmë por shumë pak pasi nuk ua sugjerojmë. Kemi bërë dy tre seanca për t’i bindur vajzat e reja.

Kanë qenë raste shumë të pakta sporadike. Kanë vendosur firmën vetë që e duan këtë gjë. Por gjithnjë doktori e kthen, njëherë dy herë që ta mendojë mirë por në fund vendosin ata.”,- është shprehur doktoresha.