Nen masa te rrepta sigurie dhe ne syte e miliona njerezve sot Princi dhe Meghan do të bëhen Duka dhe Dukesha e Sussex-it, titull i cili nuk është dhënë më shumë se 150 vite.
Ceremonia, ku nipi i Mbretëreshës, i gjashti në linjën e fronit, do të betohet për dashuri dhe nderim të ish-aktores, do të ndiqet nga miliona njerëz në të gjithë botën.
600 të ftuar do të jenë të pranishëm në martesë, në kishën St George. 1200 persona janë ftuar në oborrin e Kështjellës Windsor.