TËRMETI TRAGJIK/ Gold AG shkon në Thumanë në mbështetje të banorëve – AlpeGossip
TËRMETI TRAGJIK/ Gold AG shkon në Thumanë në mbështetje të banorëve

TËRMETI TRAGJIK/ Gold AG shkon në Thumanë në mbështetje të banorëve

Një tërmet katastrofik me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, goditi vendin mëngjesin e ditës së sotme.

Situata paraqitet e rëndë në Thumanë dhe në Durrës ku godinat e shembura kanë zënë poshtë një numër të konsiderueshëm njerëzish.

Deri tani kanë humbur jetën 23 persona dhe kanë mbetur të plagosur 600 të tjerë.

Në ndihmë të të prekurve ka shkuar edhe reperi i njohur shqiptar nga Maqedonia, Gold AG.

Ai ka publikuar në Instagram disa fotografi nga prezenca e tij në Thumanë, ku dhënë mbështetje për të prekurit nga tërmeti.

“Shqipëri jemi me ty”, ka shkruar Gold AG krahas fotove.

Qeveria shqiptare ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare.

Ndersa Presidenti Ilir Meta ka anulluar pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.