Ajo është konsideruar gjithnjë një prej vajzave më të bukura të showbiz-it shqiptar, gjë që e konfirmojnë komentet e panumërta në fotot e saj në rrjetet sociale.
Por me foton e fundit të publikuar, këngëtarja Elvana Gjata i ka vënë flakën Instagram-it. Në foton në fjalë, Gjata shihet me një pamje super sexy që i ka mahnitur të gjithë.
E veshur me një jumpsuit lëkurë në ngjyrë të kuqe dhe të ngjitur pas trupit që i tregojnë linjat e hatashme, këngëtarja e njohur ka evokuar vitet ’90 dhe stilin e tyre të pavdeshëm.