S’DALIN KURRË NGA MODA/ Ja cilat janë ngjyrat që ju bëjnë të dukeni e veshur shtrenjtë – AlpeGossip
S’DALIN KURRË NGA MODA/ Ja cilat janë ngjyrat që ju bëjnë të dukeni e veshur shtrenjtë

S’DALIN KURRË NGA MODA/ Ja cilat janë ngjyrat që ju bëjnë të dukeni e veshur shtrenjtë

Nuk është e thënë të çosh gjithë rrogën për një fustan, pallto apo pulovër vetëm sepse është markë. Këtë mund ta bëni fare mirë me këpucët dhe çantat, ndërkohë që për rrobat mjafton vetëm të dini ca hile. Kombinimi i lezetshëm dhe ngjyrat e duhura janë çelësi i një pamjeje në dukje të shtrenjtë.

Gjatë dimrit, janë specifikisht 5 ngjyra që kryesojnë listën, përveç të bardhës dhe të zezës që s’dalin kurrë nga moda. Fillojmë!

1. Ngjyra kafe

Një kombinim i thjeshtë, me çmime super të përballueshme që ju bën të dukeni chic, elegante dhe shumë e kuruar.

Ka diçka tek kjo ngjyrë, që s’ju lë kurrë të dukeni e zakonshme.

2. Bezha

Kësaj liste s’mund t’i mungonte kurrsesi ngjyra bezhë. Çdo pulovër ngjan si kashmirë kur vjen në këtë ngjyrë. S’e shmangim dot!

3. Portokalli!

Jemi të sigurt që nuk e keni vlerësuar sa duhet fuqinë e ngjyrës portokalli. Filloni ta bëni dhe do të vini re se si gjithë sytë e njerëzve do të jenë tek ju.

4. Vishnja

Ngjyra vishnjë duket po aq mbretërore sa bluja!

5. Krem

Me këtë pallto ose golf veshur, do të dukeni sikur sapo jeni ndarë pas një çaji me Meghan-in!