“U HABITA KUR MË KONTAKTOI BASHKËSHORTJA E TIJ”/ Xhensila Pere rrëfen prapaskenat e klipit me… (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
“U HABITA KUR MË KONTAKTOI BASHKËSHORTJA E TIJ”/ Xhensila Pere rrëfen prapaskenat e klipit me… (FOTO+VIDEO)

“U HABITA KUR MË KONTAKTOI BASHKËSHORTJA E TIJ”/ Xhensila Pere rrëfen prapaskenat e klipit me… (FOTO+VIDEO)

Ish-banorja e “Big Brother” Xhensila Pere përveçse modele apo kërcimtare në skenë së fundmi ka provuar edhe një eksperiencë tjetër. Ajo është shfaqur në rolin e aktores në këngën më të re këngëtarit Gena Lito.

Një këngë që flet për botën e një femre që bën mashkullin të qajë. Një realizim tepër i arrirë dhe që e ka bërë Xhensilën të ndihet mjaft mirë.

Në një intervistë për “Story” Xhensila ka treguar edhe prapaskenat e këtij klipi dhe veçanërisht miqësinë që ka fituar me bashkëshorten e Genës, Lorenën.

Sikurse thotë Xhensila në përgjithësi i ndodh që gratë të bëhen xheloze kur ajo është pranë burrave të tyre, kurse me Lorenën ka ndodhur krejt e kundërta, madje ishte vet ajo që e kontaktoi.

“Pas një burri të suksesshëm qëndron gjithmonë një grua e fortë. Dhe bashkëshorten e  Genës do e quaja çelësin e suksesit të tij. Jo vetëm që nuk kishte vend për xhelozi, por ishte kujdesur deri në detaje për çdo daljen time. Dhe unë kam qenë zgjedhja e saj, ndër shumë modele të tjera. Në fakt jam habitur kur jam kontaktuar nga ajo, se zakonisht gratë i mbajnë larg meje burrat. Dhe nuk e  mendoja që nga një bashkëpunim mund të lindte një miqësi, ashtu si ka ndodhur mes meje dhe Lorenës”, është shprehur Xhensila Pere.