Të treja janë këngëtare të njohura dhe shumë të dashura për publikun shqiptar. Ato ndodhen në vendë të ndryshme, por duket se në një moment kanë mohuar origjinën shqiptare duke u penduar më pas, shkruan Albeu.com. E nisim me Bleona Qeretin.
Bleona Qereti refuzon të përshëndese në shqip. Ka treguar se është një emigrante, por kur intervistuesi i ka kërkuar që në fund të thotë “Thank you” në shqip, këngëtarja nuk ka pranuar.
Ajo nuk ka thënë faleminderit, por ka vazhduar të flasë anglisht, duke shtuar se tanimë është shtetase amerikane. Më pas ajo ka kërkuar falje për këtë gjest.
E dyta në listë është Eleni Foureira e cila është jo pak e njohur për publikun shqiptar, por jo ne Greqi ku ka ngritur karrieren e saj.
Eleni Foureira është komentuar tejmase për faktin se ka mohuar origjinën e saj shqiptare.
Ajo vetë është munduar shpesh herë ta shpjegojë arsyen e kësaj zgjedhjeje, duke treguar edhe episode të ndryshme paragjykimesh që kishte patur kur njerëzit e merrnin vesh se këngëtarja ishte shqiptare. Tashmë ajo ka kërkuar falje.
Këngëtarja me origjinë kosovare, por e lindur në Suedi, Dafina Zeqiri ka zhgënjyer fansat e saj pasi të gjithë mediat e huaja po e prezantonin atë si suedeze. Më pas doli se ishte ish menaxheri e cili kishte deklaruar këtë fakt.