Ja si të bëni një rrugicë banje me tapa shishesh – AlpeGossip
Ja si të bëni një rrugicë banje me tapa shishesh

Ja si të bëni një rrugicë banje me tapa shishesh

Ka shumë objekte të vogla të cilat pasi përfundojnë funksionin e tyre të përdorimit, hidhen në plehra. Për shumë të tjerë, objekte të tilla mund të riciklohen dhe të kenë një jetë të re. Ja rasti i tapave të shisheve të verës, të cilat hidhen poshtë sapo përdoren. Në vend që t’i hidhni në plehra, ju rekomandojmë një mënyrë simpatike për t’i ricikluar në mënyrë që të realizoni një rrugicë me to.

Gjëra që ju duhen:

-Tapa shishesh (sasia e tyre varion nga madhësia që doni t’i jepni rrugicës tuaj)

-Pistoletë me ngjitje të nxehtë

-Sharrë

-Letër zmerile

-Pëlhurë ose rrugicë e vjetër

Udhëzime:

Së pari ju duhet një bazë për rrugicën tuaj.

Mund të përdorni një rrugicë të vjetër ose një mushama. Në varësi të sipërfaqes së bazës, duhet të zgjidhni dhe sasinë e tapave. Kini parasysh se çdo tapë do të ndahet më dysh.
Merrni tapat dhe pritini me një sharrë të vogël hekuri më dysh për së gjati. Çdo gjysmë tape të prerë limojeni me letër smeril në mënyrë që të eliminoni çdo lloj parregullsie që mund të prishte estetikën dhe qëndrueshmërinë e rrugicës.

Pasi të gjitha tapat janë prerë dhe smeriluar, kaloni tek procesi i kujdesshëm i ngjitjes. Sigurohuni që të keni më shumë se një tubet sepse ky proces kërkon goxha ngjitës. Aplikojeni në gjysmën e tapës nga ana e prerë dhe ngjiteni me shpejtësi në bazë. Para se t’i ngjisni mendoni për orientimin që do t’i jepni kompozicionit: mund t’i vendosni thjesht horizontalisht ose të luani me format nëse keni pak më shumë kohë e durim.