“Gishtat” e saj çmendën Instagramin, Lori Hoxha TALLET me komentuesit: Ata po jetojnë… (FOTO) – AlpeGossip
“Gishtat” e saj çmendën Instagramin, Lori Hoxha TALLET me komentuesit: Ata po jetojnë… (FOTO)

“Gishtat” e saj çmendën Instagramin, Lori Hoxha TALLET me komentuesit: Ata po jetojnë… (FOTO)

Lori Hoxha është thuajse çdo ditë në qendër të vëmendjes së mediave dhe përgjithësisht për fotot që poston në rrjete sociale, ku herë shfaqet plot stil e herë djeg rrjetin me pozat me bikini.

Kështu ka ndodhur edhe së fundmi ku Lori ka postuar dy foto me bikini nga Maldivet. Në njërën shfaqet shtrirë mbi dyshekun e ujit.

Ndërsa tjetra ku shfaqet duke u relaksuar në rërë e duke marrë rreze dielli ka ngjallur shumë reagime.

Ndjekësit e kanë akuzuar Lorin për fotoshop tek pjesa e gishtave të dorës. “Qyqa mire qe qenka zgjat vet po i qenkan zgjat edhe gishtat e dores goxha”, “Super foto po gishtat e dores ca ti ka gjet”, “Per te holluar belin shtremberohen gishtat e duarve”, “Pyes veten ke kocka te gishtat e dores”, janë disa prej komenteve të shumta të cilave Lori ka vendosur t’u japë përgjigje me disa postime në Instastory.

“Gishtat e mi, po jetojnë jetën më të mirë”, shkruan Lori.