E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare aktorja italiane Franca Valeri – AlpeGossip
E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare aktorja italiane Franca Valeri

E TRISHTË/ Ndërron jetë në moshën 100-vjeçare aktorja italiane Franca Valeri

Franca Valeri, një nga aktoret më të mëdha italiane të teatrit dhe televizionit është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 100-vjeçare në shtëpinë e saj në Romë.

Ajo fillimisht është bërë e njohur si si shkrimtare dhe më pas si aktore e komediane në televizion.  Valeri la gjurmë me filmat si “Il segno di Venere”, “Il vedovo”, dhe “Piccola posta”. Ajo është gjithashtu autore e komedive të suksesshme, si: “Lina e il cavaliere”, ‘Meno storie”, ‘”Osca e le altre due” dhe ‘”Le Catacombe”.

Franca Valeri gjithashtu është autore e 13 librave, ku prodhimi i saj i parë i botuar në vitin 1951 ishte  “”Il diario della signorina snob”. Ndër librat më të famshëm të saj ishin “Le donne”, “Questo qui quello là”, “La daga nel loden” dhe “Toh, quante donne”.Franca Valeri ka lindur në vitin 1920 në Milano nga një familje hebreje.