Ashtu si padashje, Ariana Grande ka nisur një lidhje të re vetëm dy javë pas ndarjes - AlpeGossip
Ashtu si padashje, Ariana Grande ka nisur një lidhje të re vetëm dy javë pas ndarjes

Ashtu si padashje, Ariana Grande ka nisur një lidhje të re vetëm dy javë pas ndarjes

Ka vetëm dy javë që është ndarë nga i dashuri, por jeta vazhdon për këngëtaren Ariana Grande.

Bukuroshja duket se ka nisur një lidhje të re me komedianin e “Saturday Night Live”, Pete Davidson, shkruan “E! News”.

“Sapo ka nisur dhe është rastësore”, thotë burimi për median online.

Rastësisht ose jo, lidhja e tyre vjen menjëherë pasi Ariana dhe Pete i kanë dhënë fund dy lidhjeve të mëparshme.

Këngëtarja e hitit “No Tears Left to Cry” konfirmoi ndarjen nga reperi Mac Miller në fillim të këtij muaji. Po ashtu, Pete Davidson dhe Cazzie David i dhanë fund lidhjes pas dy vjetësh së bashku.

Burimi shpjegon se pavarësisht se Ariana dhe Mac u ndanë zyrtarisht pas pjesëmarrjes në festivalin Coachella në prill, “marrëdhënia kishte përfunduar shumë kohë më parë”.

“Ariana po e mbante Mac-in pranë vetes për një kohë të gjatë dhe nuk ishte një marrëdhënie e mirë për të”, tregon burimi. “Ajo është aty ku duhet të jetë tani dhe shumë e lumtur”.

24-vjeçarja konfirmoi ndarjen me një postim në Instagram:

“Ai është një nga miqtë e mi më të mirë në të gjithë botën dhe njeriu i preferuar në planet. E respektoj dhe e adhuroj pafundësisht dhe jam mirënjohëse që e kam në jetën time në çdo mënyrë, në çdo kohë pavarësisht se si ndryshon marrëdhënia jonë apo ajo që universi ka parashikuar për secilin prej nesh!”