Të gjithë personazhet e njohur ditën e djeshme bënë urimet e tyre për festën e Shën Valentinit nëpërmjet fotove të ndryshme ku tregonin dhuratat dhe momentet e lumtura me partnerët e tyre.
Ndryshe nga të tjerët, këngëtarja shumë e njohur dhe e dashur për publikun, Ronela Hajati, ka zgjedhur që festën e të dashuruarve ta festojë në shtëpi duke parë filmin e famshëm “Titanic”.
Siç duket ky film e prek jashtëzakonisht shumë Ronelën pasi ajo në një video ka sh.përthyer në të qara ndërkohë që i tregonte fansave që ndonëse filmi ende s’kishte përfunduar ajo u prek shumë.
“Ok… unë qaj si një idiote me këtë film”, ka shkruar Ronela pranë videos ku tregon pamje nga filmi.