6 VITE DASHURI/ Dedikimi special i Lindit për Venerën do t’ju shkrijë zemrat (FOTO) – AlpeGossip
6 VITE DASHURI/ Dedikimi special i Lindit për Venerën do t’ju shkrijë zemrat (FOTO)

6 VITE DASHURI/ Dedikimi special i Lindit për Venerën do t’ju shkrijë zemrat (FOTO)

Çifti shumë i njohur dhe i dashur për publikun shqiptar, Venera Lumani dhe Lind Islami, kanë mbushur plot 6 vite së bashku.
Në postimet e tyre në Instagram ata kanë treguar si po e festonin këtë vit Shën Valentinin dhe dashurinë e tyre, mirëpo vëmendjen e ka tërhequr dedikimi special i Lindit për partneren e tij.

Në një foto të publikuar me Venerën, Lindi ka shkruar fjalët më të ndjera nga zemra për këngëtaren.
“Unë nuk e di nga më erdhe, por të betohem në gjithçka që ngroh ky diell, do jem aty, gjithmonë me Ty, asnjëherë s’do jesh vetëm! Dashuria ime e përjetshme.”- shkruan Lindi krahas fotos.