SHKENCA KA PËRGJIGJEN/ Kush gënjen më shumë, femrat apo meshkujt? – AlpeGossip
SHKENCA KA PËRGJIGJEN/ Kush gënjen më shumë, femrat apo meshkujt?

SHKENCA KA PËRGJIGJEN/ Kush gënjen më shumë, femrat apo meshkujt?

Sipas anketimeve, gënjeshtrat janë epidemi, ku rezultatet tregojnë se vetëm në Mbretërinë e Bashkuar 75% e qytetarëve e kanë pranuar se i gënjejnë partnerët. Por, cila gjini gënjen më shumë?

 

 

Sipas studimit, meshkujt i gënjejnë më shumë partneret, ku një në 10 e pranojnë se e bëjnë këtë gjë rregullisht.

Çdo i treti person nga gjithsej 2,000 të anketuar e kanë pranuar se gënjeshtrat që ua thonë partnereve janë gënjeshtra serioze.

Pesë nga top 20 gënjeshtrat ndërlidhen me aktet e tradhtisë, siç janë shprehjet: “Asnjëherë nuk të kam tradhtuar” dhe “kam qenë jashtë me shokë”.

Marrë parasysh këto, nuk është befasi se 25% e popullsisë nuk i besojnë krejtësisht partnerit aktual.

5% e njerëzve nuk i besojnë fare partnerit, duke nxitur pyetjen se përse vendosin të rrinë në lidhje?

Këto janë gënjeshtrat më të zakonshme mes dy partnerëve:

– Jam duke dëgjuar
– Nuk jam në disponim të keq
– Kam konsumuar vetëm një pije alkoolike
– Nuk e kam parë se më ke thirrur/shkruar
– Nuk dukesh e trashë
– Jam duke iu përmbajtur dietës
– Përjetova orgazëm
– Nuk është gardërobë e re
– Nuk të duket barku i trashë në atë fustan
– S’isha duke e shikuar atë vajzë
– Nuk e kam thyer unë
– Kam qenë jashtë me shokë
– Më pëlqejnë shokët/shoqet tuaja
– Jam duke e ruajtur rrobën që ma ke blerë për ndonjë ngjarje të veçantë
– Më pëlqen si gatuan
– Asnjëherë nuk të kam tradhtuar
– Më pëlqejnë prindërit e tu
– Nuk e njoh atë person.