PREKU BOTËN ME VIDEON E TIJ/ Njihuni me motrën modele të 9-vjeçarit me nanizëm – AlpeGossip
PREKU BOTËN ME VIDEON E TIJ/ Njihuni me motrën modele të 9-vjeçarit me nanizëm

PREKU BOTËN ME VIDEON E TIJ/ Njihuni me motrën modele të 9-vjeçarit me nanizëm

Modelja 20-vjeçare, Guyala Bayles, është motra e 9-vjeçarit, Quaden që preku zemrat e të gjithëve.

Pak ditë më parë nëna e tij publikoi në rrjetet sociale një video ku djali i kërkonte litar për të vrarë veten, pasi në shkollë e bullizonin sepse vuan nga nanizmi.

Kjo video u bë menjëherë virale dhe të shumtë ishin ata që iu vunë në mbështetje.

Një prej tyre është edhe motra e tij, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i tregon të vëllait se ai është më i miri.

“Unë them në djall ngacmuesit dhe urrejtësit! Ti je fëmija më i lezetshëm, më i zgjuar, më i fortë dhe më i ëmbël që njoh! Ti nuk je vetëm dhe ne jemi të gjithë këtu për ty vëllai im”, shkruan ajo.

Këtë reagim modelja e bëri pasi të shumtë ishin ata që mendonin se Quaden po gënjente për moshën dhe po e bënte të gjithën për të përfituar.

Guyala është e njohur edhe si një aktiviste, e cila ka luftuar gjithmonë për të drejtat e njeriut dhe në intervistat e saj ka treguar se jeta e saj nuk ka qenë aspak e lehtë.

Si një njeri me ngjyrë ajo është përballur me racizëm dhe kjo e ka penguar edhe në karrierën e saj.