Në rubrikën “Si ta bëjmë mizën balenë” në “Why Not”, Roza Lati dhe Stresi inskenuan një moment ku supozohet se reperi është në dhomën e një hoteli dhe papritmas i vjen një vajzë (Roza). Ajo përpiqet ta joshë dhe teksa bisedojnë – ku Stresi nuk e njeh dhe nuk do ta njohë – vjen policia dhe e arreston. Skena në dukje është një ironi ndaj arrestimit të Stresit në tetor të 2018-s. Keisi nga ana tjetër nuk qe fort e lumtur me skeçin në “Why Not”, pasi sipas saj, “tallet me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve”.
Në Instagam, ajo shkroi:
“Për atë prezantuese emisioni që e konsideron veten të aftë për komedi, nëse do ishe vërtet kaq e talentuar në atë fushë, do punoje te ‘Portokallia’ dhe jo tek ‘Why Not’. Më duket e çuditshme si një njeri mund të bëj një skeç të quajtur ‘Si ta bëjmë mizën balenë’ dhe të prekë mbi jetën time private, kur unë nuk kam lidhje me emisionin e saj. E dimë që çdokush në emisionin e vet bën çfarëdo, por për këta individ që kanë platformën për të influencuar për mirë, bëjnë gjithçka përveçse të tregojnë respekt. Nëse të janë tharë idet dhe të duhet me patjetër të tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve s’është fort për të qeshur.”
Roza nuk ka reaguar, ndërsa Stresi shkroi në Instagram:
“Pse merziteni? Ju keni dal të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dal shumë i pastër nga kjo ironi. Show është show. Gjithmonë vipat e hanë kafshatën më të fortë. Taksa që paguajmë ne të famshmit, është gjithmonë thashethemi, drama, mashtrimi. Bravo Roza që personalizove gjithë këto shushunjat që për një mirësjellje, të hipin në qafë dhe ta fusin madje.”