Modelja e njohur Greiss Petroviç është bërë nënë për herë të parë para disa ditësh. Prej kohësh, ajo u mungon fansave në rrjetet sociale, madje as lajmin e ardhjes në jetë të vazjës nuk e ka ndarë me ta. Siç ka mësuar Bordo, themeluesja dhe drejtuesja e “Grace Models Albania”, më 5 korrik ka sjellë në jetë vazjën e saj, të cilën e ka pagëzuar me emrin Emeli.
Edhe pse akoma nuk e ka ndarë lajmin e bukur me të gjithë miqtë virtualë, Greiss, gjatë muajve të fundit kishte ndarë disa foto me barkun e rrumballokusur.
Ndjesinë e mëmësisë, Greiss e ka ndarë edhe me publikun kur ishte e ftuar pak muaj më parë në “Rudina”, ndërsa foli për jazët e para të shtatzënisë.
Modelja e ka quajtur atë Emeli dhe pritet që së shpejti ta prezantojë vogëlushen edhe me ndjekësit e saj.