Luljeta Nallbani është një pensioniste 64 vjeçare nga Fieri, e cila është bërë pjesë e emisionit “Përputhen +40”.
Ajo tregoi se ka hyrë në emision për të gjetur shpirtin e saj binjak, ndërsa tha se është pa komplekse dhe pavarësisht moshës, bën palestër për të patur një jetë saë m aktive.
Luljeta u shpreh se partnerin e dëshiron pa flokë, pasi edhe ajo vetë do e qethë kokën, ndërsa shtoi se i pëlqejnë udhëtimet.
“E dua pa flokë se do ta qeth dhe vetë kokën. S’jam tek lekët. Dua udhëtime se më pëlqejnë”, tha ajo.