“E KE SHNDËRRUAR PARTNEREN NË NJË RRECKË…”/ Egla ia thotë troç Romeos: E ke kokën bosh – AlpeGossip
“E KE SHNDËRRUAR PARTNEREN NË NJË RRECKË…”/ Egla ia thotë troç Romeos: E ke kokën bosh

“E KE SHNDËRRUAR PARTNEREN NË NJË RRECKË…”/ Egla ia thotë troç Romeos: E ke kokën bosh

Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin në shtëpinë e “Big Brother VIP3”.

Aktori e ka akuzuar banoren se ajo nuk ia ka kthyer respektin dhe mbështetjen në të njëjtën formë që ai ia ka dhënë në këtë shtëpi, megjithëse një gjë e tillë është hedhur poshtë nga kjo e fundit.

“Ti më ke qëlluar”- i tha Romeo, teksa aktorja e mohoi duke thënë: “Jo unë s’të kam qëlluar, por ti më ke munguar respektin”

Nga ana tjetër Egla i tha konkurrentit se ai ka shndërruar të dashurën e tij në një “rreckë”, sepse sipas saj, aktori e la Heidi Bacin të presë si mumje sa atij t’i rikthehet besimi.

Pjesë nga debati:
Egla: Siç me ke parë të kam parë

Romeo: Unë jam bërë copa për ty
Egla: Siç më ke ruajtur të kam ruajtur

Romeo: Ti më ke qëlluar
Egla: Unë të dua shumë dhe që je me Bacin
Romeo: Se besoj
Egla: Je i ngadaltë o zemra ime. Më hap krahun, mos më rri mes rrugës duke qarë
Romeo: Ti bën gabime të mëdha shpirt
Egla: Dua të gaboj o zemra ime, po nuk gabova nuk mësoj
Romeo: Ke ngatërruar rrugën, më dëgjo mua
Egla: Po luan fort o zemra ime
Romeo: Prandaj më qëllove?
Egla: Jo unë s’të kam qëlluar, por ti më ke munguar respektin
Romeo: Respekti ka qenë i njëanshëm
Egla: Ti se di se çfarë është respekti. Unë jam më e fortë se ty në reagime
Romeo: Mendimi yt
Egla: E katandise atë gocën në një rreckë
Romeo: E kanë thënë të gjithë
Egla: Një femër që pret një mashkull të mendohet dhe të thotë kam besim apo jo, s’dua ta shikoj.
Romeo: Këtë fjalën tënde ja kam dëgjuar Julit
Egla: Kjo më bën që ta dua sepse ajo ngeli si mumje duke të pritur ty. Hajde se e ke kokën bosh fare