Viti i ri po vjen, kështu që si thoni për një prerje të re flokësh? Është pa dyshim koha e ballukeve dhe nëse ende nuk i keni prerë flokët me balluke, duhet ta bëni. Përveçse janë shumë në modë, ju nxjerrin në pah tiparet e fytyrës. Fundja, nëse keni frikë të eksperimentoni, mendoni vetëm që ato rriten sërish.
Selena Gomez dhe një numër i madh VIP-ash e kanë përqafuar këtë trend dhe prej tyre mund të frymëzoheni. Nëse prej shumë kohësh keni dashur balluke, momenti për t’i prerë është tani, pasi ato po bëjnë namin dhe do jenë një trend i padiskutueshëm edhe gjatë vitit që vjen.
Para se të lini një takim te parukierja, frymëzohuni nga modelet e VIP-ave sepse me siguri do të gjeni atë që ju përshtatet.