KARTOLINA E KRISHTLINDJES/ Ekspertët e gjuhës së trupit analizojnë detajet – AlpeGossip
KARTOLINA E KRISHTLINDJES/ Ekspertët e gjuhës së trupit analizojnë detajet

KARTOLINA E KRISHTLINDJES/ Ekspertët e gjuhës së trupit analizojnë detajet

Dje, princ Harry dhe Meghan Markle publikuan kartolinën e parë të Krishtlindjes së bashku me bebushin Archie. Siç mund ta keni parë, kartolina ku Archie qeshte para kamerës bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht nuk mund të mos analizohej nga ekspertët e gjuhës së trupit.

Judi James, eksperte e gjuhës së trupit, tha për The Sun se kartolinat e Krishtlindjes janë të njohura për nuancat e ngrohta, shkëlqimin dhe përgjithësisht nuk vijnë në ngjyra bardhë e zi.

“Harry tregoi sërish pasionin e tij për ndryshim duke zgjedhur një foto elegante, jo shumë tradicionale,” tha ajo.

Archie, i veshur me markën britanike të veshjeve për fëmijë, Boden, qëndron para kamerës. “Sytë e Harry-t dhe Meghan-it janë te djali, si për të treguar se ai është qendra e universit të tyre, teksa ata ulen rastësisht në dysheme për të dhënë pamjen e një lidhjeje të fortë dashurie.”

Një vit më parë, çifti pati si kartolinë Krishtlindjeje një tjetër foto bardhë e zi, të shrepur gjatë dasmës së tyre teksa shijonin fishekzjarret në Fromore Hall në Windsor.

Ekspertja theksoi se të dyja kartolinat tregojnë një dëshirë të tyre për të qenë të lezetshëm, të veçantë dhe elegantë. “Ata preferojnë një moment spontan, intim dhe tejet emocional, pa qenë nevoja të angazhohen me orë të tëra përmes kontaktit me sy te kamera.”