Të vishesh me stil nuk varet vetëm nga gjendja ekonomike. Shumë stilistë thonë se një person ka stilin e tij pavarësisht të ardhurave. Megjithatë, të jesh një personazh i famshëm televiziv, do të thotë të investosh, për të pasur një imazh të mirë në sytë e teleshikuesve ose fansave.
Java që po lëm pas pati shumë veshje interesante dhe trendy të veshura nga moderatoret shqiptare. Gjithmonë të kuruara deri në detaje ato dalin para ekraneve duke u bërë ndonjëherë dhe inspirim për shumë vajza.
Për të gjithë ju që i humbët AlpeNews.al ju sjell veshjet më stil të javës.
Po e nisim me Alketa Vejsiun, një ndër moderatoret më të dashura të ekranit, e cila së fundmi po prezanton emisionin “Në kurthin e Piter Pan”. Alketa vjen gjithmonë e këndshme në stilin e saj. Për më tepër shikoni se si është veshur ajo këtë javë.
Rudina Magjistarin. Rudina e ka emisionin 5 ditë në javë dhe duke qenë kështu shfaqet çdo ditë ndryshe, por ne zgjodhem këtë veshje si më të bukurën e javës.
Vazhdojmë me Arbana Osmanin. Arbana çdo javë paraqitet para publikut të saj me veshje të zgjedhura nga vet ajo, dhe këtë javë kishte zgjedhur të vinte kështu.
Fatma dhe Aulona, dy moderatoret e Thumb këtë puntatë emisioni ishin veshur si më poshtë.
Moderatorja e emisionit “Why Not” Roza Lati, dhe këtë puntatë emisioni Roza zgjodhi të prezantohej kështu:
Alemda Abazi ka korrur vërtetë një sukses në emisionin “DWS”. Almeda është një femër shumë tërheqëse gjë që e tregon çdo puntatë emisioni.
Elita Rudi është një moderatore mjaft simpatike e Kosovës. Këtë puntatë të emisionit të saj EliteShow bukuroshja shqiptare ishte veshur si më poshtë.
Përgatiti AlpeNews.al