NJË DITË PARA FINALES SË MADHE/ Familja i bën të papriturën Jonida Maliqit (FOTO) – AlpeGossip
NJË DITË PARA FINALES SË MADHE/ Familja i bën të papriturën Jonida Maliqit (FOTO)

NJË DITË PARA FINALES SË MADHE/ Familja i bën të papriturën Jonida Maliqit (FOTO)

Mbrëmjen e djeshme këngëtarja Jonida Maliqi ka dhënë një performancë mahnitëse në gjysmëfinalen e dytë të Eurovizion. Këngëtarja i emocionoi të gjithë me këngën ‘Ktheju Tokës’ dhe arriti që të kualifikohej në finalen e madhe.

Ndërkohë, ditën e sotme ajo ka marrë një sërë mesazhesh dhe urimesh nga ana e kolegëve dhe miqve, të cilat këngëtarja i ka shpërndarë në profilin e saj.

Mirëpo, surprizën më të bukur ja kanë bërë familja. Nëpërmjet disa postimeve, Jonida ka zbuluar se familjarët dhe miqtë kanë udhëtuar në Izrael për ta mbështetur këngëtaren në natën finale.

“Më ndihmojnë shumë familjarët dhe miqtë…S’më lejohet sheqeri këto ditë për kordat e zërit”, ka shkruar me shaka Jonida në postimin ku shihet duke drekuar me ta, ndërkohë që në një postim tjetër duket mbesa e saj teksa po e ndjek në prova.