U THA SE SHKOJNË KEQ NË JETËN REALE/ Aktorja u mbyll gojën të gjithëve me këtë deklaratë – AlpeGossip
U THA SE SHKOJNË KEQ NË JETËN REALE/ Aktorja u mbyll gojën të gjithëve me këtë deklaratë

U THA SE SHKOJNË KEQ NË JETËN REALE/ Aktorja u mbyll gojën të gjithëve me këtë deklaratë

Kryefjala e mediave turke së fundmi ka qenë marrëdhënia e dy aktoreve të njohura Beren Saat dhe Hazal Kaya.

Të dyja kanë qenë aktore në serialin e njohur “Dashuri e ndaluar”, konkretisht, Beren Saat në rolin e Bihter dhe Hazal Kaya, në rolin e Nihal-it.

Para disa ditësh Hazal është martuar, ndërkohë ajo çka ra në sy ishte mungesa e Beren Saat në dasmën e saj.

Rrjedhimisht, filloi të përflitej se marrëdhënia e aktoreve është krisur dhe lë për të dëshiruar.

Po ashtu, sipas mediave turke, as aktorja Nihal nuk kishte qenë e ftuar në dasmën e Bihter-it 3 vite më parë, pasi vajzat nuk flisnin fare me njëra-tjetrën që pas përfundimit të serialit.

Mirëpo së fundmi, Hazal Kaya ka sqaruar për herë të parë publikisht marrëdhënien e saj me Beren Saat, duke u mbyllur kështu gojën të gjithëve.

“Si mund të jetë e mundur diçka e tillë? Pra, nuk mori pjesë dhe kjo është e qëllimshme. Me shumë gjasa edhe jetën e mendojnë si ‘Dashuri e Ndaluar’ ata. Nuk ekziston një intrigë e tillë”, ka deklaruar aktorja.