“SOT ËSHTË KËNGËTAR”/ Ja ç’profesion tjetër paska pasur në mend Mozziku (FOTO) – AlpeGossip
“SOT ËSHTË KËNGËTAR”/ Ja ç’profesion tjetër paska pasur në mend Mozziku (FOTO)

“SOT ËSHTË KËNGËTAR”/ Ja ç’profesion tjetër paska pasur në mend Mozziku (FOTO)

Reperi i njohur Mozzik është komentuar shumë në media së fundmi, pasi ai dhe Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre duke marrë drejtime të ndryshme. Menjëherë pas ndarjes, reperi lajmëroi se do të rikthehet më fuqishëm se kurrë në muzikë, madje së shpejti do të publikojë këngën më të re, të titulluar ‘Dhelpër dinake’.

 

Duke qenë se kjo periudhë e jetës së tij është përfshirë nga trazirat, Mozzik e ka parë të arsyeshme të bëjë një bashkëbisedim me fansat e tij. Përmes një postimi të bërë në Instastory, ai iu është përgjigjur pyetjeve të ndryshme që ato i kanë bërë.

Një ndër fansat ka treguar interes mbi pasionet e tjera të reperit, përpos këngës, të tipit ‘Ku do ishe ti pa këngën?’. “Nëse nuk do të ishe reper, çfarë profesioni tjetër ke pasur në mendje?”,- e ka pyetur fansi. “Pilot si të gjithë fëmijët që e gënjejnë veten hahaha”, është përgjigjur Mozzik.