STRESI GATI PËR KONCERTIN E NOIZYT! Reperi publikon foton krahë vajzës misterioze – AlpeGossip
STRESI GATI PËR KONCERTIN E NOIZYT! Reperi publikon foton krahë vajzës misterioze

STRESI GATI PËR KONCERTIN E NOIZYT! Reperi publikon foton krahë vajzës misterioze

Reperi i njohur Stresi ose ndryshe Arkimed Lushaj do të performojë sonte në koncertin ‘Alpha Show’.

E teksa pak çaste na ndajnë nga nisja e spektaklit, reperi postuar një foto ku duket se është në pritje të performancës së tij. Stresi dukej shumë ‘class’ i veshur i gjithi me të zeza. Xhinse dhe vetëm një xhaketë të cilën e ka kombinuar me një varëse ngjyrë argjendi me gura.

Mirëpo ajo çfarë ra në sy ishte se në foton e publikuar krahë reperit ndodhet dhe një vajzë e panjohur për publikun. Nuk dihet nëse vajza është ndonjë mikeshë e reperit, diçka më shumë apo thjesht është gjendur pranë tij në momentin ku reperi ka shkrepur foton.

“Çmenduri, çmenduri”- shkroi Stresi krahas fotos.

Rikujtojmë se Arkimedi ka paralajmëruar fansat në Instagramin e tij se çfarë do të ndodhë në koncert. Ashtu si dhe Noizy, ai ka premtuar se do të jetë diçka spektakolare. Madje Stresi e cilësoi veten dhe si qershia mbi tortë, mesa ka lënë të kuptohet reperi duket se do të performojë në mbyllje të koncertit.

“Kini durim deri në fund sepse gjithcka do tronditet nga fundi me besoni. Torta e koncertit dhe qershia mbi tortë e vulosin mbrëmjen”, shkruan Stresi në postimin e tij.