”ME LODRËN E…’/ Trejsi Sejdini i “rikthehet” makinës së vjetër pasi iu sekuestrua… (FOTO) – AlpeGossip
”ME LODRËN E…’/ Trejsi Sejdini i “rikthehet” makinës së vjetër pasi iu sekuestrua… (FOTO)

”ME LODRËN E…’/ Trejsi Sejdini i “rikthehet” makinës së vjetër pasi iu sekuestrua… (FOTO)

Trejsi Sejdini, ish Miss Shqipëria është një personazh tepër i njohur dhe i ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo gjithnjë di si të tërheqë vëmendjen me fotot dhe videot provokuese që poston.

Ditën e sotme, bukuroshja ka postuar një foto ku duket tepër seksi teksa pozon  para makinës së saj të kuqe.

Trejsi e ka shoqëruar foton me përshkrimin: Duke u kombinuar njësoj me lodrën time të vjetër.

Siç mund të shohim Trejsi me të vërtetë është kombinuar me makinën e saj pasi mund të dallojmë se ngjyra e kuqe e pellushit dhe e çantës së belit ”Philip Plein” që me çmimin më të lirë mund ta gjejmë 695$, kombinohen perfekt me ”lodrën e saj të vjetër”.

Nuk e kuptojmë tamam se pse Trejsi i referohet ”Audit” të saj si ”lodra e vjetër” por ndoshta ka të bëjë me faktin se ”lodrën e re” ”Benz Glc 63 Amg Coupe” për momentin e kanë në duar autoritetet… /AlpeGossip.al