Penisi mund të zvogëlohet 2 cm dhe këto janë 5 arsye pse – AlpeGossip
Penisi mund të zvogëlohet 2 cm dhe këto janë 5 arsye pse

Penisi mund të zvogëlohet 2 cm dhe këto janë 5 arsye pse

Na vjen keq djema, kemi lajme të këqija. Penisi në të vërtetë mund të tkurret deri 2.5 cm dhe ka disa arsye të ndryshme për këtë.

Nuk mund të bëni gjë për disa prej tyre, por për të tjerat janë plotësisht të shmangshme nëse ndryshoni vetëm disa gjëra të thjeshta.

Madhësia mesatare e penisit është 13.12 cm e gjatë dhe zgjatet me 11.66 cm gjatë ereksionit.

Por, ka pesë gjëra që mund të humbni disa nga ato centimetrat e çmuara, raporton “The Sun”.

1.Duhanpirja

 

 

Ka ardhur koha që të hiqni dorë nga duhani. Disa nga toksinat që ndodhen në cigare mund të dëmtojnë enët e gjakut në penis. Dhe ky nuk është i vetmi lajm i keq, pirja e duhanit gjithashtu mund ta vështirësojë procesion e ereksionit.

2.Ilaçet

 

Disa ilaçe, veçanërisht ato që përdoren për të trajtuar problemet e prostatës, mund të shkaktojnë tkurrjen e penisit.

Është raportuar gjithashtu si një efekt anësor i disa antidepresantëve.

 

3.Plakja

 

Okej, për këtë nuk mund të bëni gjë. Penisi dhe testikujt mund të tkurren kur plakeni, sepse depozitat yndyrore në arterie zvogëlojnë rrjedhjen e gjakut.

4.Operacioni i prostatës

 

Rreth 70% e meshkujve i janë nënshtruar një operacioni për të hequr gjëndrën, për shkak të përkeqësimit të kancerit. Mjekët nuk e dinë arsyen e vërtetë pse ndodh kjo.

 

5.Sëmundja “Peyronie”
Sëmundja shkakton harkimin e penisit gjatë ereksionit, por gjithashtu mund të bllokojë rrjedhjen e gjakut dhe ta bëjë atë më të vogël gjatë procesit.

Burimi: The Sun