NDRYSHOI GJININË/ Linda Rei zbulon koston e operacionit: Kam marrë lekë... - AlpeGossip
NDRYSHOI GJININË/ Linda Rei zbulon koston e operacionit: Kam marrë lekë…

NDRYSHOI GJININË/ Linda Rei zbulon koston e operacionit: Kam marrë lekë…

Linda Rei është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar të Showbizit. Së fundmi ajo ishte e ftuar në emisionin ‘Late Night Show’ në RTV Ora, dhe ka folur për jetën e saj personale, e mes të tjerash dhe për koston e operacionit që ka kryer për të ndërruar gjini.

Linda ka treguar se nuk ka shpenzuar shumë lekë pasi në Itali dhe në shumë vende të tjera të botës këtë operacion e siguron shteti.

“Shumë pak, në Itali të ndihmon shumë shteti. Kam marrë lekë edhe nga shteti. Ndoshta këtu mund të duket si diçka shumë e çuditshme, por si në Itali si nëpër botë nuk është ndonjë gjë e madhe të lindësh çun dhe një mëngjes çohesh dhe thua e di se çfarë do bëj unë sot, do bëj cicat, do bëj make up, jo. Është diçka që ti lind dhe shkenca dhe mjekësia ka arritur të kuptojë që është një gjendje lindore prandaj kudo nëpër botë është shumë normale. Të ndihmon shteti që ti të arrish qëllimin që do, si një femër që do të bëhet mashkull dhe një mashkull që di të bëhet një femër”, është shprehur ajo.