NA FUTI NË MENDIME/ Mustafa Nano tregon se në cilën moshë e humbi virgjërinë (FOTO) – AlpeGossip
NA FUTI NË MENDIME/ Mustafa Nano tregon se në cilën moshë e humbi virgjërinë (FOTO)

NA FUTI NË MENDIME/ Mustafa Nano tregon se në cilën moshë e humbi virgjërinë (FOTO)

Për Mustafa Nanon nuk është aspak e vështirë që të flasë për jetën e tij private, përpara kamerës.

Dhe ndaj kur u pyet nga Blendi Fevziu në emisionin “Opinion” se, në cilën moshë e humbi virgjërinë, e dha menjëherë përgjigjen.

Moderatori i njohur ishte një prej të ftuarve për të folur rreth temës “Shqiptarët: Seksi dhe martesa!”, kur tregoi se kreu për herë të parë marrëdhënie seksuale në moshën 17-vjeçare.

“Isha 17 vjeç. Ishte përparimtare për atë kohë. Qëlloi, ishte një rrethanë rastësore”, tha Mustafa Nano.

Dhe nëse bëjmë një llogaritje të thjeshtë, atëherë kuptojmë se pikërisht ky moment për të ka ndodhur në vitin 1977 dhe të gjithëve mund t’ju duket e pazakontë për atë kohë.

Moderatori nuk dha më detaje për femrën me të cilën kishte ndodhur.