Drama në prag të dasmës: Zbulohet biseda telefonike mes lotësh e Princit Harry me ish-të dashurën – AlpeGossip
Drama në prag të dasmës: Zbulohet biseda telefonike mes lotësh e Princit Harry me ish-të dashurën

Drama në prag të dasmës: Zbulohet biseda telefonike mes lotësh e Princit Harry me ish-të dashurën

Ditën e shtunë, në dasmën mbretërore ishin të pranishme edhe 2 nga ish-të dashurat e Princ Harry-t. Chelsy Davy dhe Cressida Bonas, ishin të pranishme në momentin kur Princ Harry bëri betimin e martesës me bashkëshorten e tij të re Meghan Markle.

Mirëpo “Vanity Fair”, raporton se princi dhe ish- e dashura e tij Chelsy Davy kanë pasur një telefonatë emocionuese pak para ceremonisë.

“Ishte telefonata e tyre e fundit, ajo e lamtumirës. Si për ta kuptuar që Harry po fillonte një jetë të re. Chelsy ishte aq e emocionuar sa nuk mundi të mbajë as lotët.”- tregojnë për “Vanity Fair” miqtë e ish- çiftit.

Ajo dhe Harry kanë qenë bashkë për rreth 7 vite, që nga vitin 2004 deri në vitin 2011. Pas ndarjes, ata u ritakuan sërish në 2015-ën, pasi Harry kishte ende ndjenja për të. Ndonëse e provuan sërish, pak muaj më vonë u ndanë sepse Davy nuk e përballonte dot jetën publike që do t’i duhej të bënte krah tij.

Ndërkohë të gjithë po flasin se Davy është ende e dashuruar me princin edhe pse që pas ndarjes thuhet se marrëdhënia e tyre është një miqësi e pastër.

 

Burimi: Harpers Bazaar