“Nuk dëgjoj mirë nga veshët!”/ Roza Lati paska 10 sekrete që ne nuk i paskemi ditur – AlpeGossip
“Nuk dëgjoj mirë nga veshët!”/ Roza Lati paska 10 sekrete që ne nuk i paskemi ditur

“Nuk dëgjoj mirë nga veshët!”/ Roza Lati paska 10 sekrete që ne nuk i paskemi ditur

Roza Lati është një ndër moderatoret shqiptare më pa komplekse. Me deklaratat e saj të drejtpërdrejta dhe me komentet pikante, moderatorja e njohur e emisionit “Why Not”, është vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike.

Mirëpo si të gjithë njerëzit, edhe Roza Lati ka disa sekrete që nuk i paskemi ditur. Ajo ka rrëfyer për “Who” 10 gjëra të padëgjuara më parë për jetën e saj, dhe të gjithë kemi ngelur të befasur teksa ajo ka deklaruar se nuk dëgjon mirë nga veshët.

Roza ka shpjeguar se kjo ka ardhur si pasojë e dëgjimit me volum të lartë të muzikës hip-hop prej 10 vitesh.

Më poshtë mund të lexoni 10 sekretet e Roza Latit:

1-Jam indiferente ndaj lajmeve dhe thashethemeve.

2-Kur bie rehat me një çantë, varëse apo diçka të ngjashme, e përdor çdo ditë derisa prishet.

3-Energjia ime nuk shteron as kur fle. Lëviz shumë në gjumë, aq sa zgjohem “skiç”.

4-Jam e fiksuar pas shëndetit tim. Jam shumë meraklie dhe nuk ha çdo ushqim.

5-Nuk dëgjoj mirë nga veshët, si pasojë e dëgjimit me volum të lartë të muzikës hip-hop prej 10 vitesh.

6-Mbaj gjithmonë një unazë me gur bojëqielli në gisht, pasi dikur më ka këshilluar një prift kubanez ta bëj këtë gjë.

7-Më irriton fakti që njerëzit marrin konfidenca të tepruara duke ‘përfituar’ nga karakteri im i qeshur.

8-Kur zgjohem në mëngjes i laj dhëmbët me sfond muzikor Jazz dhe Blues.

9-Nuk çohem nga krevati nëse nuk më vjen kafja te koka në mëngjes. Kam bërë një pakt me restorantin poshtë shtëpisë që çdo ditë kafja të më vijë te dera.