Vazhdojnë mesazhet e KODUARA mes Elvanës dhe Florit! Njëri thotë “Më mungon” tjeri “Si më le vetëm” (FOTO) – AlpeGossip
Vazhdojnë mesazhet e KODUARA mes Elvanës dhe Florit! Njëri thotë “Më mungon” tjeri “Si më le vetëm” (FOTO)

Vazhdojnë mesazhet e KODUARA mes Elvanës dhe Florit! Njëri thotë “Më mungon” tjeri “Si më le vetëm” (FOTO)

Elvana dhe Flori ishin dhe janë dyshja më e përfolur në muzikën shqiptare për shkak dhe të fjalëve që qarkullojnë se ata ishin të lidhur jo vetëm bashkëpuntorë dhe u ndanë.

Edhe pse Elvana dhe Flori nuk e pranuan kurrë këtë të fundit, veprimet e tyre i “tradhëtojnë” vazhdimisht. Kjo është vënë re në postimet e tyre të fundit ku fansat mendojnë se po ja dedikojnë njëri tjetrit.

Fillimisht Flori publikoi një video ku shfaqej duke kënduar coverin e këngës “Të dua” të Aurela Gaçes.

Si për rastësi Elvana publikoi një foto të sajën krah së cilës shkruante: “Ku vajti dashuria”, ku njëkohësisht paralajmëroi dhe projektin e radhës.

Dhe më pas një foto tjetër me mbishkrimin:”Aman,po si më le vetëm”.

Të gjithë kthyen kokat nga Instagrami i Florit për të mësuar përgjigjen vijuese. Dhe nuk vonoi shumë, Flori ka postuar sot në Storyn e tij të instagramit një foto të një dore ku shkruhet:”Me fjalë të vogla të du”, fjalë këto nga teksi i këngës së Florit “Me fjalë të vogla të kam dasht”.

Nuk e dimë a është thjesht një rastësi apo ata të dy me të vërtetë po flasin me mesazhe të koduara.

AlpeNews.al/