GRETA KOÇI E HABITUR/ Bën pjesë në kërkesat më të rëndësishme të djemve shqiptarë (FOTO) – AlpeGossip
GRETA KOÇI E HABITUR/ Bën pjesë në kërkesat më të rëndësishme të djemve shqiptarë (FOTO)

GRETA KOÇI E HABITUR/ Bën pjesë në kërkesat më të rëndësishme të djemve shqiptarë (FOTO)

Greta Koçi i përdor rrjetet sociale si një mënyrë komunikimi me fansat e saj. Nëpërmjet ‘Instagram-it’ ajo u është përgjigjur shpesh pyetjeve dhe kuriozitete të ndjekësve. Ajo që bie në sy është se përveç aktivitetit muzikor, një pjesë e madhe e fansave të Gretës janë shumë të interesuar për jetën private të saj. Madje duket se këngëtarja bën pjesë tek kërkesat më të rëndësishme të djemve shqiptarë. Dikush nga ndjekësit e Gretës ka treguar se këngëtarja bën pjesë në grupin e 10 gjërave më të kërkuara në ‘Google’ me fjalët kyçe “si të gjesh”.

Pavarësisht se paksa e habitur, këngëtarja e ka pritur shumë mirë këtë gjë. “Shumë kam qeshur…qenkam pjesë e kërkesave me shumë rëndësi të djemve shqiptarë”, – ka shkruar Greta me shaka. Edhe vetë këngëtarja ka treguar se është në kërkim të një personi që plotëson pritshmëritë e saj dhe se për të mbi çdo gjë tjetër është e rëndësishme karakteri njeriut